E bujshme: Mazzraoui transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Noussair Mazraoui transferohet në Serie A.

Mbrojtësi maroken, Noussair Mazraoui, pritet të largohet nga Bayerni në verë pas transferimit të Joao Cancelos në Allianz Arena.

Mazraoui u transferua te Bayerni verën e kaluar me parametra zero nga Ajaxi, ndërsa këtë sezon ka realizuar 3 asistime në 18 ndeshje.

Me ardhjen e Cancelos në skuadër, Bavarezët janë të hapur ta shesin Mazraouin dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.

Calcio Mercato, shkruan se Inter e ka piketuar Mazraouin si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries, i cili pritet të largohet nga Meazza në verë.

Inter pritet të arkëtojë më së paku 40 milionë euro nga shitja e Dumfries, ndërsa për kartonin e Mazraouit do të duhet të shpenzojnë 25 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here