E bujshme: Gennaro Gattuso rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Gennaro Gattuso rikthehet në Serie.

Trajneri italian Gennaro Gattuso, është shkruar nga pozita e trajnerit te skuadra e Valencias.

Gattuso e mori drejtimin e Valencias në fillim të këtij sezoni, por nuk ia doli të regjistronte rezultate pozitive.

45-vjeçari e drejtoi skuadrën në 22 ndeshje në total në të gjitha garat, teksa regjistroi shtatë fitore, pesë barazime dhe dhjetë humbje.

Mirëpo Gattuso nuk do të qëndrojë për shumë gjatë si i papunë, pasiqë sipas raportimeve të fundit 45-vjeçari është pranë rikthimit në Serie A.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se trajneri i Salernitanas, Davide Nicola është pranë shkarkimit dhe se vendin e tij do ta zërë Gattuso.

Salernitana renditet në pozitën e 16-të në Serie A, me vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe presidenti Danile Lervolino është i gatshëm t’ia besojë drejtimin e skuadrës Gattusos.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here