Shkëmbim spektakolar: Dumfries në Madrid, ylli i Atleticos te Interi

Inter dhe Atletico kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Denzel Dumfries është njëri nga lojtarët më të përfolur të Interit, pasiqë në verë pritet të largohet nga Meazza.

Mbrojtësi holandez ka luajtur në 26 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 2 gola dhe 3 asisitime, ndërsa kontrata me Neroaxurët i skadon në vitin 2025.

Interesim për Dumfries kanë shfaqur Chelsea, Manchester United, Real Madrid dhe së fundmi edhe Atletico Madrid.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Dumfries mund të transferohet në Wanda Metropolitano falë një super shkëmbimi.

Sipas Calcio Mercato, Atletico i ka propozuar Interit një shkëmbim mes Dumfries-Jimenez.

Gimenez do të ishte zëvendësuesi ideal i Milan Skriniar dhe Neroaxurët janë të hapur ta pranojnë ofertën e Atletico-s.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here