Aouar në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.
Houssem Aouar do të largohet nga Lyon në merkaton e verës si një lojtar i lirë pasi kontrata e tij përfundon në qershor.
Destinacioni i radhës për mesfushorin 24-vjeçar duket se është Italia. Sipas “Calciomercato”, Milani ka dalë nga gara për të siguruar shërbimet e francezit dhe tashmë nuk e dëshiron më.
Tashmë të interesuar për shërbimet e Aouar janë kryesuesit e Serie A, Napoli.
Aouar nuk do të nxitohet dhe dëshiron të bëjë një zgjedhje të duhur për të vazhduar karrierën e tij.
Sezoni aktual nuk ka qenë një sezon dhe aq i mirë për mesfushorin, i cili regjistron vetëm 9 paraqitje në Ligue 1.