Biankonerët ia rrëmbejnë yllin rivalëve të përjetshëm.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë piketuar goditjen e parë për verën e ardhshme.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Stefan De Vrij nga Interi.
Qendërmbrojtësit holandez i skadon kontrata me Neroaxurët në fund të sezonit dhe Biankonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.
Në rast se marrëveshja për rinovimin nuk arrihet së shpejti, De Vrij është i gatshëm t’i bashkohet në verë Juventusit.