Shkëmbim spektakolar: Bennacer në Emirates, ylli i Arsenalit në San Siro

E bujshme nga Italia, Milan dhe Arsenal shkëmbejnë yjet e tyre.

Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, është njëri nga lojtarët më të kërkuar të Rosonerëve falë paraqitjeve të mira.

Bennacer ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon me Milanin, duke realizuar 1 gol dhe 2 asistime, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2027.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bennacer mund të transferohet te Arsenali falë një super shkëmbimi.

Sipas Calcio Mercato, Arsenali synon transferimin e Bennacer në merkaton e verës dhe Topçinjtë kanë gati madje ofertën joshëse për Milanin.

Arsenali do t’ia ofrojë Milanit në verë kartonine Folarin Balogun dhe 25 milionë euro në këmbim të Bennacer.

Balogun është objektivi kryesorë i Rosonerëve për vijën e sulmit dhe drejtuesit kuq e zi janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Arsenalit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here