Fikayo Tomori bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Qendërmbrojtësi anglez, Fikayo Tomori, është në qendër të kritikave nga fansat e Milanit, pasiqë këtë sezon nuk po luan në nivelin e duhur.
Milan pësoi humbjen e 7-të këtë sezon në Serie A dhe në verë priten ndryshime të mëdha në skuadër.
Njëri nga lojtarët që drejtuesit janë të hapur ta shesin është Fikayo Tomori, pasiqë interesimi për shërbimet e tij është i lartë.
Disa të klube të Premier League dëshirojnë shërbimet e 25-vjeçarit dhe Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 50 milionë euro.
Sipas Calcio Mercato, Maldini ka gjetur zëvendësuesin e Tomorit te Ajax dhe bëhet fjalë për Jurrien Timber.
Timber po shkëlqen me Ajaxin këtë sezon duke realizuar 1 gol dhe 2 asistime në 37 ndeshje të luajtura, ndërsa vlera e tij në treg është 25 milionë euro.