Fansat e Milanit në qiellin e shtatë: Trajneri i madh rikthehet në San Siro

Pioli bën gati valixhet, ish-trajneri merr përsëri drejtimin e Rosonerëve.

Milan pësoi humbjen e 7-të këtë sezon në Serie A, duke u mposhtur nga Udinese në xhiron e 27-të.

Rosonerët renditen në pozitën e katërt në Serie A me 48-të pikë dhe Stefano Pioli rrezikon shkarkimin në fund të sezonit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se drejtimin e Milanit sezonin e ardhshëm mund ta merr Carlo Ancelotti.

Ancelotti do të largohet nga Reali në verë dhe në rast se Pioli shkarkohet, 63-vjeçari është i gatshëm për rikthimin e tij në San Siro.

Ancelotti ishte trajner i Milanit nga viti 2001 deri në vitin 2009, duke fituar dy herë Champions League, një Scudetto, një Kupë të Italisë, dy Superkupa të Europës, Superkupën e Italisë dhe Botërorin për Klube.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here