E bujshme: Kulusevski transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm i bujshëm nga Italia, Dejan Kulusevski rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Tottenham, Dejan Kulusevski, mund të largohet nga Spurs në verë, pasiqë Antonio Conte është pranë shkarkimit.

Kulusevski është lojtari i preferuar i Contes dhe 22-vjeçari do të largohet nga Tottenham sëbashku me trajnerin italian.

Tottenham e huazoi Kulusevskin me opsion blerjeje për 35 milionë euro, por ky opsion mund të mos aktivizohet në rast se Spurs nuk përfundojnë në top 4 në Premier League.

Calcio Mercato, shkruan se nga kjo situatë e krijuar kërkon të përfitojë Milani. Rosonerët synojnë huazimin e Kulusevskit në merkaton e verës.

Dyshja e merkatos kuq e zi Maldini-Massara e kanë piketuar Kulusevskin si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit.

Kulusevski ka luajtur në 27 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 2 gola dhe ka bërë 7 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here