Cardinale hap thesin, Milan transferon yllin e Serie A.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e madh për sezonin e ardhshëm.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Romës, Tammy Abraham.
Sipas Calcio Mercato, Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për kartonin e anglezit.
Abraham ka luajtur 38 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 7 gola dhe 6 asistime, ndërsa kontrata me Romën i skadon në vitin 2026.