Lajm bombastik, Karim Benzema te gjiganti italian.






Sulmuesi francez, Karim Benzema, do të largohet nga Reali në verë pas 14 sezoneve me fanellën e Los Blancos.






Benzema ka luajtura 29 ndeshje me Realin këtë sezon dhe ka realizuar 19 gola si dhe 5 asistime, ndërsa në verë do të jetë futbollist i lirë.






Te Reali pritet revolucion në merkaton e verës dhe Benzema nuk bën pjesë në planet e Madrilenëve për sezonin e ardhshëm.






E përditshmja italiane, Repubblica, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roma synon transferimin e Benzemas në verë.






Giallorosët e kanë piketuar francezin si zëvendësuesin ideal të Tammy Abraham, i cili pritet të largohet nga Olimpico në fund të sezonit.






Për ti ndezur edhe më tepër zërat, Adidas që është sponsor i Benzema, do të jetë sponzor i Romës nga sezoni i ardhshëm dhe sipas Repubblica, kompania gjermane do ta financojë një pjesë të pagës së francezit.





