Marrëveshja është arritur: Inter siguron goditjen e parë për merkaton e verës

Punë e kryer, Inter siguron përforcimin e madh.

Nga fusha në merkato, këta janë muaj shumë intensivë për Inter-in e Simone Inzaghi-t.

Merkato e verës e zikaltërve do të varet edhe nga rezultatet në fund të sezonit, por Marotta dhe Ausilio janë vënë tashmë në punë veçanërisht për sa i takon mundësive me kosto zero.

Në këtë kuptim, një nga emrat e lidhur me klubin milanez është Chris Smalling. Kontrata e mbrojtësit anglez është gati të skadojë në qershor dhe ende nuk ka arritur një marrëveshje për rinovim me Roma-n. Në Radio Radio, Furio Focolari ka bërë të ditur:

“Inter-Smalling është në një gjendje shumë të avancuar, tashmë gjithçka është bërë. Ata më kanë thënë prej një muaji se Inter-i ka vënë duar mbi Smalling. Anglezi është në pritje të një përgjigje nga Roma, ndërsa zikaltrit i kanë bërë të ditur lojtarit se janë të gatshëm t’i japin shumën që ai kërkon”.

Ky është njoftimi surprizë për të ardhmen e ish-lojtarit të Manchester United. Klubi verdhekuq i ofroi qendërmbrojtësit anglez dy opsione. E para për një zgjatje prej një viti plus një me shifrat aktuale, e dyta për dy vjet, por me shifra më të ulëta se ato aktuale (rreth 3 milionë euro).

Në takimin e fundit mes palëve, që u zhvillua në janar, mbërriti edhe një ofertë e re nga Tiago Pinto: gjithsej 5 milionë euro deri në vitin 2025. Interi është paralajmëruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here