Shkëmbim spektakolar: De Paul në Meazza, ylli i Interit te Atletico

Shkëmbim spektakolar, Rodrigo De Paul rikthehet në Serie A.

Nga fusha në merkato, këta janë muaj shumë intensivë për Inter-in e Simone Inzaghi-t.

Merkato e verës e zikaltërve do të varet edhe nga rezultatet në fund të sezonit, por Marotta dhe Ausilio janë vënë tashmë në punë duke piketuar disa përforcime.

Një nga emrat e lidhur me klubin milanez është Rodrigo De Paul. Argjentinasi është i lidhur me një largim nga Atletico në verë dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Interi.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter do tia ofrojë Atleticos kartonin e Brozovic në këmbim të De Paul.

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për Brozovic disa herë dhe Colchoneros janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here