Shkëmbim spektakolar: Scamacca bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit te West Ham

Milan dhe West Ham shkëmbejnë yjet e tyre.

Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në fund të sezonit, por, pavarësisht kësaj, disa klube tashmë duket se janë projektuar drejt së ardhmes.

Mes tyre gjejmë Milan-in, me drejtuesit që kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan dhe West Ham janë duke konsideruar një shkëmbim mes tyre. Bëhet fjalë për dyshen Charles De Keteleaere dhe Gianluca Scamacca.

Rosonerët janë në kërkim të një qendëresulmuesi dhe Scamacca është futbollisti i fundit që ka përfunduar në orbitën e Maldinit.

Te Milan dëshirojnë një shkëmbim huazimesh mes Scamaccas dhe De Ketelaeres, ndërsa te West Ham janë të hapur për këtë operacion, shkruan Calcio Mercato.

Scamacca do t’i bashkohet Rosonerëve në formë huazimi me opsion blerjeje, ndërsa De Ketelaere do ti bashkohet West Ham me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here