Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.
Trajneri italian, Antonio Conte, është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive, pas shkarkimit nga Tottenham.
Conte është i lidhur me një rikthim te Juventusi dhe Interi, por sipas raportimeve të fundit një tjetër skuadër e Serie A dëshiron shërbimet e 53-vjeçarit.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso dëshiron t’ia besoj drejtimin e skuadrës Antonio Contes.
Commisso dëshiron ta rikthejë Fiorentinën në majat e futbollit italian dhe për këtë është i gatshëm t’i ofrojë Contes pagë prej 12 milionë eurove në sezon si dhe buxhet për transferime prej 100 milionë eurove.
Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e Rocco Commiso kap vlerën e 8 miliardë dollarëve.