Revolucion te Juventusi: Zidane transferon tre yje te Zonja e Vjetër

Lajm i bujshëm nga Italia, Zidane rikthehet te Juventusi.

Zinedine Zidane është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pasiqë disa skuadra dëshirojnë shërbimet e tij në verë.

Zidane është i lidhur me Realin dhe PSG, por sipas raportimeve të fundit edhe Juventus synon rikthimin e francezit.

Biankonerët janë të gatshëm t’ia besojnë stolin Zidane në verë dhe Calcio Mercato, madje ka zbuluar tre përforcimet e para të francezit.

Sipas Calcio Mercato, Zidane do të transferojë te Juventusi tre yje me parametra zero.

Në sulm Zidane, do të transferojë dyshen Firmino-Asensio, ndërsa në vijën e mbrojtjes Evan N’Dicka.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here