E bujshme: Pas Juventusit edhe një tjetër gjigant italian nën hetim nga prokuroria 😱

Nuk mbaron me Juventusin, një tjetër gjigant italian përfundon nën hetim nga prokuroria.

Hetimi i Prisma, i hapur për të hedhur dritë mbi llogaritë e Juventusit dhe çdo fitim kapitali të fryrë, mbërrin edhe në Romë ku ka shënjestruar llogaritë e klubit verdhekuq.

Referenca është gjithmonë për transaksionet e lidhura me bardhezinjte, duke përfshirë shitjen e kryqëzuar të Luca Pellegrini dhe Leonardo Spinazzola, transaksione që u zhvilluan afër 30 qershorit 2019, përpara mbylljes së pasqyrave financiare të planifikuara për atë datë.

Siç raporton edicioni i sotëm i La Repubblica-Roma, prokuroria penale e kryeqytetit ka hapur një hetim për llogaritë e klubit në pronësi të familjes Friedkin me dosjen në duart e zv.prokurores Maria Sabina Calabreta, të cilën e ka marrë në Ditët i kam parë dosjet e kolegëve të mi nga Torino. Në Romë kanë mbërritur dokumente të shumta, mes të cilave edhe përgjimet e kryera nga Guardia di Finanza.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e ushtrisë dhe më vonë të magjistratëve, ishte mbi të gjitha një telefonatë e datës 22 korrik 2021 mes Federico Cherubini, në atë kohë që sapo kishte marrë detyrën e drejtorit bardh e zi nga Fabio Paratici, dhe Stefano Bertola, ish. drejtor financiar i bardhezinjve. Ja telefonata në fjalë, Cherubini:

“Ishte objekti im i diskutimit shume here me Fabio (Paraitici) sepse i thoja… eshte e vertete qe sot bejme 40 mln euro por duke bere keshtu une e di qe tani qe do te shkojme te presidenti, le te themi qe nuk behet. Te ndalim kete hemoragji… pra, ke aktivizuar nje modalitet te ligjshem por je shtyre shume, sepse me pas ke krijuar”.

Bertola replikon: “Nje fuori serie!” Cherubini perserit dhe konfirmon: “Ke bere nje fuori serie, nje xhiro te madhe. Eshte nje radhe e gjate… edhe qe te solli te besh keto lloj operacionesh… qe ne nje kontekst normal si ben dot”. Dhe ja ku del operacioni Spinazzola-Pellegrini me Roma-n: «Spinazzola–Pellegrini nuk e ben dot!», nenvizon drejtori sportiv bardhezi…

Operacioni i cituar nga dy drejtuesit e Juventusit dhe tashmë në syrin e prokurorisë së Romës, ishte zyrtarizuar me këto kushte: Spinazzola kalon nga Juve te Roma për 29.5 milionë euro, ndërsa Luca Pellegrini merr sërish rrugën e kundërt plotësisht, për 22 milionë euro. Kështu, të dyja kompanitë vendosën në pasqyrat financiare të 2019-ës, të mbyllura më 30 qershor, një fitim kapital që tashmë nga hetuesit përkufizohet si “i dyshimtë”.

I thirrur për të dëshmuar, Cherubini deklaroi para hetuesve se kur fliste për një “modalitet të ligjshëm të shtyrë shumë larg” që do të kishte bërë që makina e Juventusit të “mbi-rrotullohej”, duke iu referuar Paraticit, ai do të kishte komentuar vetëm për aspektin teknik. Sepse “Fabio ishte i bindur se Spinazzola ishte i plagosur”.

Tashmë dritat janë ndezur edhe në Romë, edhe nëse jemi në fazat fillestare, por gjithsesi dokumentacioni në duart e Prokurorisë Publike të Romës vjen tashmë me një analizë të bërë në Torino. Tashmë i takon magjistratëve të kryeqytetit të vlerësojnë nëse ka pasur edhe shkelje nga ana e klubit verdhekuq që kanë sjellë përfitime në llogaritë e kompanisë në atë kohë ende e listuar në bursë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here