M’Bala Nzola transferohet te gjiganti italian.






Sulmuesi i Spezias, MBala Nzola po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 14 gola dhe 3 asistime në 25 ndeshje të luajtura.






Falë paraqitjeve mbreslënëse, Nzola ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian dhe në verë do të largohet nga Spezia.






Nzola ka kontratë me Spezia deri në vitin 2024 dhe nga shitja e tij pritet të arkëtojnë 10 milionë euro.






Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Roma ka arritur marrëveshje personale me Nzola.






Giallorosët e kanë piketuar 26-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të Tammy Abraham, i cili në verë sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Olimpico.





