Fikayo Tomori bën gati valixhet, Maldini ka gjetur zëvendësuesin e tij.






Qendërmbrojtësi anglez, Fikayo Tomori, është në qendër të kritikave nga fansat e Milanit, pasiqë këtë sezon nuk po luan në nivelin e duhur.






Milan ka pësuar 7-të humbje këtë sezon në Serie A dhe në verë priten ndryshime të mëdha në skuadër.






Njëri nga lojtarët që drejtuesit janë të hapur ta shesin është Fikayo Tomori, pasiqë interesimi për shërbimet e tij është i madh.






Disa të klube të Premier League dëshirojnë shërbimet e 25-vjeçarit dhe Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 50 milionë euro.






Sipas Calcio Mercato, Maldini ka gjetur zëvendësuesin e Tomorit te Leicester dhe bëhet fjalë për Daniel Amartey.






Amartey ka luajtur 23 ndeshje me Leicester këtë sezon, ndërsa në verë do të jetë futbollist i lirë.






Maldini e ka piketuar ganezin si zëvendësuesin ideal të Tomorit dhe Milan do ta transferojë atë me parametra zero.





