E bujshme: Abraham transferohet te gjiganti italian

Abraham largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.

Anglezi në verë do të largohet nga Roma edhe pse kontrata e tij me Giallorosët skadon në vitin 2026.

Abraham ka luajtur 39 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 7 gola dhe 6 asistime, ndërsa interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë italian dhe anglez.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Abraham mund të mbetet në Serie A, pasiqë një tjetër gjigant italian dëshiron shërbimet e 25-vjeçarit.

Sipas Calcio Mercato, Milan do të tentojë transferimin e Abraham në merkaton e verës.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar Abraham si përforcimin ideal.

Për të siguruar shërbimet e anglezit, Milan do të duhet të shpenzojë më së paku 50 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here