E bujshme: Shkarkohet Inzaghi, Inter ka trajner të ri

Inzaghi bën gati valixhet, Inter ka gjetur trajnerin e ri.

Me dy fytyra, dyshuese, plot dritë-hije… Gjejeni vetë metaforën për performancën e Interit në këtë sezon, por fakti mbetet se ajo ka qenë, është dhe mbetet e luhatshme.

Zikaltrit me disfatën ë mbrëmshme në shtëpi ndaj Fiorentinës kanë grumbulluar humbjen e dhjetë në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, në rast se Interi eleminohet nga Benfica në Champions, Inzaghi do të shkarkohet.

Drejtuesit e Interit, janë të gatshëm t’ia besojnë stolin, Thiago Mottas, i cili aktualisht është duke e drejtuar Bologna-n.

Motta po bën një punë të shkëlqyeshme te Bologna këtë sezon duke u renditur në pozitën e 8-të në Serie A, pozitë e cila siguron kualifikimin në Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here