E bujshme: Allegri largohet nga Juventusi dhe merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Allegri largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Juventusi në verë.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Allegri mund të mbetet në Serie A edhe nëse shkarkohet nga Juventusi, pasiqë ka përfunduar në orbitën e një tjetri gjigant italian.

Sipas Tuttsport, Inter e ka piketuar Allegrin si zëvendësues potencial të Simone Inzaghit, i cili do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.

Është Marotta ai i cili ka propozuar emrin e Allegrit për tia besuar drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm, shkruan Tuttsport.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here