Marrëveshja është arritur, Inter siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Inter mbrëmë triumfoi në transfertën Benfikën me rezultat 0-2 dhe Neroaxurët tashmë janë me një këmbë në gjysmëfinale.
Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë siguruar goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Inter ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin francez, Evan Ndicka.
Ndicka ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve europian, falë paraqitjeve të mira me Frankfurtin.
Calcio Mercato, shkruan se Inter ka mposhtur konkurencën për Ndicka dhe francezi karrierën do ta vazhdojë në Meazza.
Ndicka do t’i bashkohet Interit me parametra zero dhe me Neroaxurët do të firmos kontratë katër vjeçare.