BOMBA E VERËS: Philippe Coutinho rikthehet në Serie A

Lajm bombastik, Philippe Coutinho rikthehet në Itali.

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho bëri bujë të madhe kur në janarin e vitit 2018 u transferua te Barcelona për 135 milionë euro.

Coutinho nuk arriti të lërë gjurmë në Camp Nou dhe u transferua te Aston Villa për 20 milionë euro.

Braziliani këtë sezon nuk është në formë të mirë, pasiqë ka realizuar vetëm një gol në 22 ndeshje të luajtura dhe drejtuesit e Aston Villas janë të hapur për shitjen e tij në verë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.

Rosonerët e kanë piketuar Coutinhon si përforcimin ideal, pasiqë braziliani mund ta zëvendësojë Leaon dhe Brahim Diaz.

Në rast se Milan nuk arrin marrëveshje me Realin për blerjen e Diaz, Coutinho do të ishte zëvendësuesi ideal si mesfushor ofanziv.

Coutinho ka kontratë me Aston Villa-n deri në vitin 2026 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 15 milionë euro. Sipas Calcio Mercato, Milan synon huazimin e brazilianit me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here