BOMBA E VERËS: Spalletti merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Spalletti te rivalët e Napolit.

Skuadra e Napolit po shkëlqen këtë sezon si në Itali ashtu dhe në Europë.

Titulli kampion në Serie A është thuajse i hipotekuar, ndërkohë që edhe në Champions League, skuadra napoletane ka shkuar deri në çerekfinale.

Edhe përkundër këtij suksesi të madh, Luciano Spalletti mund të largohet nga Napoli pas përfundimit të sezonit.

Spallettit i skadon kontrata me Napoletanët në verë dhe për momentin nuk po zhvillohen bisedime për rinovim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Spalletti mund ta merr drejtimin e një tjetër gjiganti italian.

Sipas Calcio Mercato, drejtuesit e Milanit janë të gatshëm tia besojnë skuadrën Spallettit, në rast se Rosonerët nuk kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Milan barazoi sot në transfertën me Bolonjën dhe në rast se Interi fiton sonte, Rosonerët do të bien nga pozita e 4 e cila siguron një vend në Champions.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here