Biankonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Bordi i Garancive Sportive të CONI miratoi pjesërisht ankesën e Juventusit dhe i kërkoi Gjykatës së Apelit FIGC të rivlerësonte dënimin prej 15 pikësh të shkaktuar ndaj Juventusit.
Ndërkohë, në pritje të vendimit të ri që pritet muajin e ardhshëm, Juventusit do t’i kthehen 15 pikët. Skuadra e Allegrit tani është e treta në renditje.
Te Zonja e Vjetër janë optimist se nuk do të dënohen dhe sipas Calcio Mercato, drejtuesit kanë piketuar super goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Juventus ditët në vijim do të nis sulmin për të siguruar shërbimet e yllit të Empolit, Fabiano Parisi.
Juventus është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe drejtuesit e kanë piketuar 22-vjeçarin si përforcimin ideal.
Parisi ka kontratë me Empolin deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Juventus do të paguaj 20 milionë euro.