Marrëveshja është arritur: Roberto Firmino në verë te gjiganti italian

Punë e kryer, Roberto Firmino transferohet në Serie A.

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino në verë do të largohet nga Liverpooli pas 8 viteve në Anfield Road.

Firmino ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon dhe ka arritur të realizojë 11 gola, ndërsa kontrata me Reds i skadon në verë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Roberto Firmino karrierën do ta vazhdojë në Serie A, pasiqë tashmë është arritur marrëveshja me gjigantin italian.

Sipas Calcio Mercato, Roma ka arritur marrëveshje me Roberto Firminon për transferimin e tij në merkaton e verës.

Giallorosët janë në kërkim të një qendërsulmuesi, pasiqë Tammy Abraham pritet të largohet dhe e kanë piketuar Firminon si zëvendësuesin ideal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here