Bisedimet kanë filluar: Koulibaly rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Kalidou Koulibaly rikthehet në Serie A.

Kalidou Koulibaly tek Juventus: vetëm një ide, për momentin, e cila megjithatë mund të bëhet diçka më shumë në javët e ardhshme në pritje të merkatos së verës.

Senegalezi është i pakënaqur te Chelsea dhe sipas La Gazzetta dello Sport Massimiliano Allegri tashmë është vënë në lëvizje për të planifikuar të ardhmen me kreun e zonës sportive Francesco Calvo.

Synimi i bardhezinjve do të ishte që të përpiqeshin të krijonin një operacion si ai që ktheu Lukakun tek Inter, ose një huazim për një shumë të përballueshme dhe pa detyrim për riblerje.

Ashtu si Big Rom, padyshim, ish-qendërmbrojtësi i Napoli-t duhet të jetë i gatshëm të ulë pagën e tij, nga 10 milionë euro në sezon në 7 milionë euro.

Gazzetta dello Sport madje ka folur për një kontakt të parë informal mes palëve, në të cilin Allegri duket se i ka shprehur lojtarit dëshirën e tij për ta pasur në Torino, me senegalezin që është kufizuar duke thënë vetëm një “faleminderit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here