Revolucion te Juventusi: Zbulohet goditja e parë e Zidane

Zbulohet goditja e parë e Zidane te Juventusi.

Zinedine Zidane është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive.

Zidane është i lidhur me një rikthim te Juventusi në verë dhe sipas raportimeve të fundit francezi është i gatshëm ta merr drejtimin e Zonjës së Vjetër. Sipas RMC Sport, Zidane ka zgjedhur Juventusin para PSG dhe Real Madrid.

Calcio Mercato, shkruan se në verë te Juventusi pritet një revolucion i vërtetë dhe madje është zbuluar edhe goditja e parë e Zidane për merkaton e verës.

Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Zinedine Zidane te Juventusi do të jetë sulmuesi i Realit, Marco Asensio.

Spanjollit i skadon kontrata me Los Blancos në fund të sezonit dhe do ti bashkohet Juventusit me parametra zero.

Asensio ka luajtur në 41 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 11 gola dhe 7 asistime.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here