E bujshme: Kyle Walker transferohet te gjiganti italian

Kyle Walker transferohet në Serie A.

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Guardiolës.

Walker ka rënë në plan të dytë te City dhe sipas raportimeve të fundit karrierën mund ta vazhdojë në Itali.

The Times, shkruan se Milan synon transferimin e Kyle Walker në merkaton e verës.

Rosonerët e kanë piketuar anglezin si përforcimin ideal për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Walker ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Milan do të paguaj 10 milionë euro.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here