Shkëmbim spektakolar: Scamacca transferohet te gjiganti italian

Aventura e sulmuesit 24-vjeçar italian Gianluca Scamacca te skuadra e West Ham mund të zgjasë vetëm një sezon.

I ardhur në Premier League verën e kaluar, ish-sulmuesi i Sassuolo mund të rikthehet në Serie A këtë verë për të luajtur me ekipin e Milan. Lajmi konfirmohet nga “Daily Mirror”.

Kuqezinjtë synojnë të realizojnë një shkëmbim lojtarësh me ekipin londinez, ku të rikthejnë në Itali sulmuesin Scamacca, në këmbim të mesfushorit belg Charles de Ketalaere. Palët kanë nisur bisedimet për një shkëmbim “kokë më kokë”, fillimisht në formë huazimi dhe më pas të diskutojnë për shifra.

Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi dhe Scamacca duket profili i duhur për sulmin e trajnerit Pioli. I ri por me përvojë në Itali, Scamacca është një lojtar që e një njeh mirë kampionatin italian, ku dhe ka realizuar mjaft gola. Këtë sezon me West Ham ai ka shënuar 8 gola në 27 ndeshje.

Në kahun tjetër, Charles de Ketelaere do të udhëtojë nga Milano në Londër për të luajtur me “hammers”. Belgu ka luajtur në total në 35 ndeshje me kuqezinjtë, por s’ka shënuar asnjë gol, duke qenë larg pritshmërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here