BOMBA E VERËS: Bastoni në Mynih, ndërsa ylli i Bayernit te Interi

Shkëmbim spektakolar, Bayern dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Alessandro Bastoni, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pas zërave se në verë do të largohet nga Meazza.

Bastoni ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2024 dhe në verë drejtuesit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Interesim për Bastonin kanë shfaqur disa gjigantë europian, ndërsa sipas së fundmi Bayerni është përfshirë në garë për 23-vjeçarin.

Calcio Mercato, shkruan se Bavarezët i kanë propozuar Interit një shkëmbim mes Bastonit dhe Benjamin Pavard.

Pavard do të ishte një super përforcim për vijën e mbrojtjes duke e zëvendësuar kështu Dumfries.

Sipas Calcio Mercato, Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Bayernit, në rast se Bastoni nuk rinovon kontratën këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here