Chelsea e nxjerr në shitje: Koulibaly rikthehet në Serie A

Një dështim i përmasave gjigante. Kështu mund të përshkruhet sezoni i Chelsea.

Pronari Todd Boehly ka investuar shumë miliona në merkato, por pa arritur megjithatë rezultate të mira në fushë.

Mjafton të mendohet vetëm për renditjen e Premier League, ku Chelsea po kalon më shumë se në ujëra të turbullta (vendi i dymbëdhjetë me 39 pikë). Klubi humbi derbin ndaj Arsenalit në javën e fundit.

Nënshkrime të shumta të bujshme, si Kalidou Koulibaly, Enzo Fernandez, Mykhaylo Mudryk dhe Joao Felix. Lojtarë që të paktën në letër garantojnë një rendiment të rëndësishëm brenda fushës së lojës, duke qenë se janë lojtarë me rëndësi të madhe ndërkombëtare.

Tani, padyshim, drejtuesit e Chelseat do të thirren për të thjeshtuar skuadrën sa më shumë që të jetë e mundur, madje duke shitur disa lojtarë të çmuar.

Siç mësojmë nga ‘Londonfirst.com’, lojtarët e mëposhtëm duket se do të largohen në fund të sezonit: Kepa, Mendy, Azpi, Chalobah, Cucurella, Chilwell, Koulibaly, Kovacic, Loftus Cheek, Gallagher, Sterling, Pulisic, Ziyech, Havertz dhe Aubameyang.

Në listë është i pranishëm edhe ish-qendërmbrojtësi i Napolit, i cili nuk është integruar asnjëherë realisht që nga transferimi i tij në Londër. Këtu palët e përfshira mund të arrijnë në një ndarje në verë.

Nëse po, ku mund të vazhdojë karriera e senegalezit? Këtu hyn në lojë Juventusi, pasi zërat për interesimin e Zonjës së Vjetër nuk largohen.

Bardhezinjtë, në fakt, tashmë janë përpjekur ta marrin lojtarin verën e kaluar – për të zëvendësuar Giorgio Chiellini-n, por Koulibaly nuk donte ta merrte në konsideratë këtë hipotezë për shkak të lidhjes shumë të fortë me klubin e Napolit.

Kjo mbetet një pengesë e rëndësishme, por nuk mund të përjashtohet që klubi torinez të provojë sërish në muajt në vijim. Tani situata ka ndryshuar në krahasim me një vit më parë dhe lojtari i vitit 1991, i vlerësuar në rreth 35 milionë euro, nuk po ecën mirë te Chelsea.

Arsyeja pse, ndoshta, ai mund të linte mënjanë ndjenjat dhe të zgjidhte rrugën që çon tek Juventus. A mund të jetë vërtet Koulibaly në gjendje të kthehet menjëherë në Itali për të veshur fanellën bardh e zi? Koha, si gjithmonë, do ta tregojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here