Lajm bombastik nga Italia, Milan ka gjetur zëvendësuesin e Piolit.
Milan mbrëmë barazoi ndaj Cremoneses me rezultat 1-1 dhe Rosonerët tani renditen në pozitën e 6-të në Serie A me dy pikë më pak se Interi në pozitën e 4.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin në rast se nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Rosonerët madje kanë gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Roberto De Zerbin.
De Zerbi po bën një punë të shkëlqyeshme te Brighton këtë sezon dhe është pranë kualifikimit në garat europiane.
Drejtuesit e Milanit e kanë piketuar De Zerbin si trajnerin e duhur për tia besuar drejtimin e skuadrës.