E bujshme: Calhanoglu largohet nga Interi për €40m

Oferta tunduese ka arritur, Calhanoglu largohet nga Interi.

Inter shpartalloi Veronën në xhiron e 33-të të Serie A me rezultat 6-0, ndërsa protagonist ishte Hakan Calhanoglu i cili realizoi golin e javës.

Edhe përkundër paraqitjeve të mira, te Interi nuk është asnjë futbollist i paprekshëm dhe Calhanoglu nuk i shpëton rregullave të tregut.

Calcio Mercato, shkruan se Newcastle do të tentojë transferimin e Calhanoglut në merkaton e verës.

Për ta bindur Interin, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për mesfushorin turk, ofertë kjo mjaftë tunduese.

Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e klubit anglez dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here