Marrëveshja është arritur: Juventus transferon yllin 50 milionësh

Juventus siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Juventusi, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle, Juventus ka arritur marrëveshje verbale me përfaqësuesit e yllit të Villarreal, Pau Torres.

Torres ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024, ndërsa klauzola e tij është 50 milionë euro.

Klubi spanjoll do ta lërë të lirë atë për një shifër më të ulët dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here