Inter dhe Chelsea shkëmbejnë yjet e tyre.
Romelu Lukaku është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit pas zërave se Interi nuk do ta blejë kartonin e tij dhe se belgu do të rikthehet te Chelsea.
Por në ndeshjet e fundit, Lukaku është rikthyer në formë të mirë dhe Chelsea planifikon tia ofrojë kartonin e belgut Neroaxurëve në këmbim të yllit të tyre.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Chelsea ia ka ofruar Interit kartonin e Lukakut në këmbim të Andre Onana.
Onana po shkëlqen me Interin këtë sezon dhe është i lidhur me një largim nga Meazza në merkaton e verës.
Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim në rast se Lukaku vazhdon me paraqitjet e mira.