Dalin përgjigjet e vizitave të Leaos, zbulohet nëse do të luaj ndaj Interit

Milani në alarm para derbit.

Sulmuesi portugez Rafael Leao u zëvendësua në minutën e 11’ të ndeshjes ndaj Lazios, për shkak të një problemi në aduktorë, teksa paraditen e të dielës ka kryer edhe vizitat mjekësore.

Në komunikatën e shpërndarë nga kuqezinjtë, thuhet se Leao ka pësuar një zgjatje muskulore dhe se gjendja e tij fizike do të monitorohet ditë pas dite.

Prania e yllit të kuqezinjve në derbin e të mërkurës është në dyshim të fortë, pasi Pioli mund të vendosë edhe ta ruajë për ndeshjen e kthimit.

Gjithsesi e hëna dhe e marta do të jenë vendimtare për sulmuesin portugez, që do të provojë me çdo kusht të jetë në fushë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ato ndaj Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here