Shkëmbim spektakolar: Marcelo Brozovic te rivalët e Interit

Shkëmbimi i merkatos së verës, Marcelo Brozovic mbetet në Serie A.

Mesfushori kroati, Marcelo Brozovic është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pasiqë në verë pritet të largohet nga Meazza.

Brozovic u transferua te Interi në vitin 2016 nga Dinamo Zagreb për 18 milionë euro dhe dëshiron të ndryshojë ambient pas 7 sezoneve me fanellën e Neroaxurëve.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Brozovic mund të mbetet në Serie A falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas Calcio Mercato, Inter dhe Napoli janë duke konsideruar një shkëmbim mes Brozovic dhe Zielinski.

Zielinski do të largohet nga Napoli në verë dhe Spalletti ia ka kërkuar De Laurentiis transferimin e Brozovic.

Napoletanët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e Zielinskit në këmbim të Brozovic, ndërsa Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here