Cristiano Giuntoli mund të largohet nga Napoli në fundin e sezonit.
Drejtori teknik i kampionëve të Italisë, post që e mban prej vitit 2015, pritet të kalojë te Juventusi.
51-vjeçari është arkitekti i Napolit fantastik të Spallettit, që dominoi dhe fitoi Serie A pas 33 vitesh.
Nëse zyrtarizohet si drejtori i ri sportiv i bardhezinjve, Giuntoli do të hidhet menjëherë në sulm për dy përforcime.
Shtypi italian shkruan se të preferuarit e tij janë dy lojtarë të Atalantës: Giorgio Scalvini dhe Teun Koopmeiners.
Mbrojtësin italian dhe mesfushorin holandez i donte te Napoli verën e kaluar, ndërkohë që gjatë verës do synojë t’i transferojë në Torino.