E bujshme: Edinson Cavani në verë te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Edinson Cavani rikthehet në Serie A.

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani po vazhdon të luaj në nivele të larta dhe këtë sezon ka realizuar 7 gola në 25 ndeshje të luajtura me Valencian.

Valencia është pranë rënies nga La Liga këtë sezon dhe Cavani sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Mestalla në verë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Cavani pritet të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e uruguaianit.

Sipas Calcio Mercato, Lazio synon transferimin e Cavanit në merkaton e verës. Transferimi i Cavanit do ti kushtojë Lacialëve 2-3 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here