Neroaxurët kanë gati goditjen e parë për merkaton e verës
Inter triumfoi ndaj Milanit me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe Neroaxurët janë me një këmbë në finalen e Stambollit.
Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Domenico Berardit nga Sassuolo.
Berardi ka realizuar 10 gola dhe 6 asistime në 23 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe Marotta e ka piketuar italianin si përforcimin ideal për vijën e sulmit.
Joaquin Correa ka zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe Berardi do ta zërë vendin e argjentinasit.
Berrardi ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të paguaj 20 milionë euro.