Revolucion te Milani: Rosonerët transferojnë mesfushorin 30 milionësh

Krizë rezultatesh, Milan transferon yllin e Bundesligës.

Pas disfatës me Interin në Champions, Milan ka pësuar humbjen e rradhës duke e mposhtur nga Spezia me rezultat 2-0.

Rosonerët tani renditen në pozitën e 5-të në Serie A me 4 pikë më pak se Lazio dhe 5 më pak se Interi.

Skuadra e Piolit rrezikon të mbetet pa Champions League sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit janë alarmuar.

Pas rezultateve të dobëta në fushë, drejtuesit e Milanit kanë filluar të punojnë për sezonin e ardhshëm duke piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.

Sipas Calcio Mercato, Milan është përfshirë në garë për mesfushorin e Eintracht Frankfurt, Daichi Kamada.

Kamada po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 15 gola dhe 6 asistime në 44 ndeshje të luajtura.

Japonezit i skadon kontrata me Frankfurtin në fund të sezonit dhe Milan do të duelojë me Napolin për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here