BOMBA E VERËS: Vlahovic transferohet te rivalët e Juventusit

Vlahovic largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi i Juventusit, Dusan Vlahovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit.

Vlahovic është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër një vit pas transferimit të tij në Torino.

Juventus e bleu Vlahovic në Janarin e vitit 2022 për 81.6 milionë euro, por sulmuesi 22-vjeçar nuk po bind me paraqitjet e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Vlahovic mund të mbetet në Serie A, pasiqë për shërbimet e tij ka shfaqur interesim një tjetër gjigant italian.

Sipas Calcio Mercato, Milan e ka piketuar Vlahovic si një opsion të mundshëm për vijën e sulmit.

Te Milan pritet revolucion në verë dhe Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë euro për kartonin e Vlahovic.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here