Marrëveshja është arritur: Milan transferon super yllin

Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin e Eintracht Frankfurt, Daichi Kamada.

Mesfushorit japonez i skadon kontrata me Frankfurtin në fund të sezonit dhe do t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero.

Kamada ka realizuar 15 gola dhe 6 asistime këtë sezon, ndërsa te Milani do të përfitojë 3 milionë euro në vit, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here