Neroaxurët kanë gati goditjen e madhe për merkaton e verës.
Inter ka arritur të kualfikohet në finalen e Champions League duke e mposhtur Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0.
Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit kanë gati goditjen e parë për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Sofyan Amrabat nga Fiorentina.
Amrabat po shkëlqen te Fiorentina dhe ka përfunduar në shënjestrën e disa gjigantëve europian.
Drejtuesit zikaltër e kanë piketuar marokenin si zëvendësuesin ideal të Marcelo Brozovic.
Amrabat ka kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Inter do të paguaj 25 milionë euro.