E bujshme: Mario Balotelli te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Mario Balotelli rikthehet në Serie A.

Sulmuesi italian Mario Balotelli, do të largohet nga Sion në verë dhe sipas raportimeve të fundit do të rikthehet në Serie A.

Balotelli ka realizuar 6 gola dhe 1 asistim në 21 ndeshje të luajtura në kampionatin zviceran.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Balotelli ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.

Sipas Calcio Mercato, Lazio e ka piketuar Balotellin si zëvendësuesin ideal të Ciro Immobiles.

Lacialët nuk dëshirojnë të shpenzojnë shumë para për zëvendësuesin e Immobiles dhe drejtuesit e kanë piketuar Balotellin si përforcimin e duhur.

Balotelli është i gatshëm të rikthehet në Serie A dhe te Lazio do ta ketë rrolin si sulmues i dytë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here