E bujshme: Suso rikthehet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian

Suso rikthehet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Ish-sulmuesi i Milanit, Suso ishte protagonist në ndeshjen mes Sevillas dhe Juventusit duke realizuar një super gol ndaj Biankonerëve.

Sevilla u kualifikua në finale të Europa League ku do të përballet me Romën me 31 maj.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se falë paraqitjeve të mira këtë sezon Suso ka përfunduar në shënjestrën e dy skuadrave të Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Lazio dhe Fiorentina do të duelojnë në merkaton e verës për kartonin e Suso.

Suso ka realizuar 3 gola dhe 4 asistime këtë sezon, ndërsa kontrata me Sevillan i skadon në vitin 2025.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here