Siç mund ta keni vënë re, prej disa javësh fanella e Inter-it karakterizohet nga një veçanti: nuk ka më sponsorin në pjesën e përparme të uniformës, sepse DigitalBits nuk ka respektuar pagesat për kompaninë e Steven Zhang.
Pas një shtytjeje që zgjati për javë të tëra, vendimi përfundimtar u mor nga drejtuesit e lartë të zikaltërve, të cilët tashmë, siç raportohet nga një gazetë e njohur angleze, kanë marrë një propozim mjaft të konsiderueshëm nga një faqe për të rritur të vendosur për të zgjidhur problemet e sponsorit të Interit.
Faqja në fjalë është My.Club dhe gazeta që raporton këtë lajm është Mirror e cila shkruan:
“Sajti për të rritur My.Club ka ofruar një marrëveshje që mund të shkojë deri në 80 milionë paund (rreth 100 milionë euro) për t’u bërë sponsor zyrtar i Interit deri në vitin 2029”.
Për më tepër, faqja ka krijuar tashmë një llogari ekskluzive për zikaltrit me mesazhin e mëposhtëm:
“Kjo faqe dhe kjo fanellë janë ekskluzivisht të siguruara për ndoshta klubin më të mirë të futbollit në Europë”.
Së fundmi, si dëshmi e faktit se faqja në fjalë është shumë e vendosur për t’u bërë sponsori kryesor i Interit, i ka dërguar një mesazh klubit dhe një lojtari të Inter-it dhe është si më poshtë:
“Ne duam të sponsorizojmë Interin ndërsa ata pushtojnë Europën. Ne mund të rrisim shikueshmërinë e tyre gjatë rrugës, t’i ndihmojmë ata të rrisin angazhimin dhe të rrisin komunikimin e tyre autentik me tifozët. Do të donim të shihnim Lautaro Martínez të ndajë pamjet e tij ekskluzive në My.Club pas finales së Champions League”.