Shkëmbim spektakolar: Onana në Londër, ylli i Chelsea te Interi

Inter dhe Chelsea shkëmbejnë yjet e tyre.

Portieri i Interit, Andre Onana është njëri nga portierët më të përfolur pas sezonit mbreslënës me Neroaxurët.

Onana u transferua te Interi verën e kaluar me parametra zero dhe mund të largohet nga Meazza pas vetëm një sezoni.

Falë paraqitjeve të mira Inter ka marrë oferta prej 40 milionë eurove për kamerunasin dhe Neroaxurët janë të hapur për shitjen e tij.

Sipas Calcio Mercato, Chelsea synon transferimin e Onanas dhe Blutë e Londrës kanë gati ofertën tunduese.

Calcio Mercato, shkruan se Chelsea do t’ia ofrojë Interit kartonin e Mateo Kovacic në këmbim të Andre Onanas.

Kovacic do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës dhe Inter pritet ta pranojë ofertën e Chelsea, shkruan Calcio Mercato.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here